Zjarri në Krastë të Krujës i cili shkrumboi 100 hektarë pyje ka aktivizuar, deputetin socialist të zonës, Denis Deliu i cili i është bashkuar zjarrfikësve në detyrë në përballjen me flakët.
'Gjendemi në zonën e pyjeve në Krastë të Krujës, ku u përfshi që nga dita e djeshme nga disa vatra të fuqishme zjarri, në një terren të vështirë që nuk mundësonte as futjen e mjeteve Zjarrfikëse.
Me mobilizimin e njësive administrative të bashkisë Krujë, erdhën në ndihmë Forcat e Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Komando të FA, Policia e Shtetit dhe Forcat Zjarrfikëse të bashkisë Krujë e Durrës, u bë e mundur që megjithë favorizimin e erës, zjarri të vihet nën kontroll të plotë.
Falenderoj të gjithë forcat pjesmarrëse, për kontributin e dhënë në shmangjen e pasojave të këtij zjarri të përhapur, e shpresojmë në shuarjen e tij të plotë.'-shkruan Denis Deliu
Lajmi kryesor:
Pas 10 orësh, vihen nën kontroll flakët në Krastë, shuhen në Lezhë! Në total digjen 160 hektarë pyje! Zjarrëfikësve iu bashkohet edhe deputeti socialist
G.MO//ReportTv.al