Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se jemi përpara një ndër situatat më të vështira të krijuara gjatë këtij viti.
“Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrëfikëse të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergiencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç. Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrivënie (shtetasi V.H. 41 vjeç).
Ai së bashku me kryetaren e pushtetit vendor në Laç kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën.
Lajmi kryesor:
Zjarr masiv afër kishës së Laçit, situata e vështirë, pritet ndërhyrja nga ajri, Balla: Një nga situatat më të vështira këtë vit!
S.G//ReportTv.al