Zjarri shkrumboi banesën, 7 anëtarë të familjes Myftari pa strehë! Kryefamiljari: Bashkia Kukës të na ndihmojë!

19 Qershor, 15:09| Përditesimi: 19 Qershor, 15:14

  • Share

Familja Myftari në lagjen 1 të qytetit ka mbetur pa strehe pasi shtëpia e tyre u dogj plotësisht të dielën në mëngjes. Kryefamiljari Asllan Myftari rrëfen momentet e veshtira të përballjes me flakët dhe bën apel për ndihmë pasi nuk kanë të ardhura për rindertimin e banesës.

 

7 anëtarët e familjes Myftari aktualisht po jetojnë tek të afërmit ndërsa po përpiqen të pastrojnë shtëpinë nga sendet e shkrumbuara. Kryefamiljari dyshon se shkak për zjarrin është bërë luhatja e tensionit dhe rrjeti I amortizuar elektrik, megjithatë ekspertiza nga policia dhe zjarrikëset ende nuk ka dalë.

 

Banesa ku jetonte në kushte të vështira familja Myftari u shkrumbua mëngiesin e së dielës. Në ndihmë të zjarrfikëseve të Kukësit shkuan dhe ato të Prizrenit që bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe izolimin në mënyrë që të mos digjeshin objekte të tjera.

 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?