Kronikë

Zona të tëra të 'skuqura', situatën me zjarret në Shqipëri e Ballkan e tregon edhe kjo hartë e NASA-s

10 Gusht 2021, 19:59| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 20:03

  • Share

Shqipëria prej gati 20 ditësh është e pushtuar nga vatra zjarri thuajse në të gjithë territorin. Edhe 2 ditët e fundit situata ka qenë përgjithësisht shqetësuese.

Se çfarë po ndodh me zjarret në Shqipëri por jo vetëm, edhe në Ballkan dhe Evropë e tregon edhe NASA me disa pamje që publikon në kohë reale.   

Agjencia Amerikane e Hapësirës përmes një harte satelitore tregon vatrat e zjarreve dhe zonat  më problematike, edhe zonat që rrezikohet për shkak të temperaturave të larta

Aktualisht në vend edhe sipas kësaj harte zona të 'skuqura' janë zona e Vlorës dhe zona e verilindjes së vendit.

NASA tregon se i gjithë Ballkani ka vuajtur këtë periudhë praninë e zjarreve, problem që e ka ndjerë edhe pjesa tjetër e Europës sidomos ajo jugore.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?