Ekonomi

Zonat e mbrojtura tërhoqën 2.5 mln turistë në 2020, Shkodra ‘lider’ për turizmin natyror

5 Qershor 2021, 22:51| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 22:56

  • Share

Zonat e mbrojtura të vendit po tërheqin çdo ditë e më shumë turistë vendas e të huaj. Në vitin që shkoi edhe pse në rënie të ndjeshme nga pandemia këto destinacione kanë tërhequr mbi 349 mijë vizitor të huaj. Destinacionet më të frekuentuara nga të huajt ishin Velipoja, liqeni i Pogradecit dhe i Shkodrës.

Jo vetëm bregdeti Adriatik e Jon, por edhe zonat e mbrojtura natyrore në vend po bëhen çdo vit e më të kërkuara nga turistët e huaj. Nëse në vitin e pandemisë në Shqipëri hynë 2.458.883 shtetas të huaj për qëllime turistike, nga këta 349,580 mijë të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura.

Pavarësisht se rënia e numrit të turistëve në vitin 2020 ka qenë e dukshme në të gjitha destinacionet turistike si pasojë pandemisë COVID-19, të huajt nuk i kanë braktisur zonat e mbrojtura kombëtare.

Lumi Buna dhe Velipoja ishin dy pikat më të frekuentuara gjatë vitit të kaluar, e që kanë tërhequr 147.470 shtetas të huaj, nga 441.470 turistë që kanë pasur në total këto dy pika turistike. Delta e Bunës, panorama piktoreske si dhe fauna e pastër e kanë bërë lumin një atraksion turistik. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Velipojën e njohur për detin e pastër, rërën kurative, lagunën me specie të shumëllojshme dhe bimësinë e dendur, po kthehet çdo ditë e më shumë në një vend turistik, në të gjitha stinët e vitit.

Nga veriu në Pogradec, ku liqeni i këtij qyteti i rrethuar nga parku i Drilonit, Tushemishti e Lini piktoresk renditet në vendin e dytë për numrin më të madh të turistëve sipas të dhënave të AKZM-së. Ky destinacion është vizituar në vitin e vështirë të pandemisë nga 608.741 qytetar nga të cilët 49.970 ishin të huaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?