Pika e zezë

Zonja Albana Vokshi, zyrat e Berishës janë te ABA Center, në kullën luksoze të Bashkim Ulajt: kush ia paguan?

16 Dhjetor 2021, 12:31| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 16:57

  • Share

Nuk ishin aspak të këndshme pamjet e disa zonjave politikane të opozitës, ndërsa përpiqeshin të hapnin zyrën e tyre për mbledhje rutinë në selinë e Partisë Demokratike. Me të drejtë dëshmuan para kamerave se kjo që po u ndodhte nuk ishte aspak dinjitoze. Deklarata dhe shqetësime që kanë mirëkuptimin e të gjithëve, me disa përjashtime thelbësore që znj. Albana Vokshi ndoshta me dashje apo pa dashje i harron.

Tashmë publikisht Zonja Vokshi dhe disa pasues të tjerë të Partisë Demokratike, kanë shpallur idhtar dhe frymëzues të tyre zotin Sali Berisha, ish-kryeministrin e shpallur “non grata” nga SHBA-të me akuza tepër të rënda që të gjithë ne shqiptarët i dimë me kohë, por që Drejtësia e kapur e kohës së Berishës, ajo e korruptuara më pas, nuk i ka gjykuar asnjëherë dhe ende vazhdon t’i mbulojë.

Dihet nga të gjithë se Sali Berisha ka zyrën e tij luksoze, ku bën takime, pritje e përcjellje, fotografi, nga ku hyhet përmes një kontrolluesi me metaldetektor në kullën  luksoze të një oligarku shumë të njohur siç është Bashkim Ulaj, i cili ja ka ofruar me siguri me shumë zemërgjerësi pas shumë vendimeve të zotit Berisha si kryeministër në favor të oligarkut për tendera dhe konçesione të njohura nga të gjithë. Kjo zyrë nuk është deklaruar asnjëherë në pasurinë e z. Berisha, asnjë qera nuk përmendet apo blerje e një ambjenti të tillë. I njëjti oligark që i ka shitur dhe shtëpinë të bijës dhe vetë Berishës pikërisht në kohën e vendimeve kryeministrore që favorizonin me dhjetëra punë publike të oligarkut në fjalë.

Bëni mirë që ju sot pretendoni aplikimin e ligjit dhe të drejtës për zyrën tuaj zonja e respektuar Albana Vokshi, por a e bëtë këtë për të mësuar se kush është dhe çfarë ka bërë Sali Berisha, dhëndrri dhe mbarë familja e tij, pas të cilëve ju me vetëdije jeni rreshtuar?

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flora: 17/12/2021 01:50

    O Korab nga franca...I thashe malok I poshter sepse ky eshte I poshter...se ka malok te mire sa te duash..ashtu sic ka jugor te mire plot....

    Përgjigju
  • Besi: 16/12/2021 23:16

    Të gjithë duhet të përfundojnë në burg se e katandisën këtë vend si mos më keq njerzit i bënë hajduta vrasës drogaxhinj sepse s'kanë bukë të hanë dhe për vete si të babëzitur snngprn së vjedhur për t'u. Pasuriar

    Përgjigju
  • Flora: 16/12/2021 17:53

    I ka lene pasuri sheqerja dhe rame vicidoli....ptu..rrace e poshter....maloku...

    Përgjigju
    • Bwv: 16/12/2021 18:19

      Sheqerja ka qene pjeshke e mire ndaj la pasuri kete tarravole Berish

  • Doni: 16/12/2021 16:27

    Ulaj eshte vertet pronari i ABA Center por jo prej Berishes por prej Rames, mikut te tij te shtrenjte!

    Përgjigju
    • Korabi,France: 16/12/2021 19:10

      E kam me Floren! Etiketimi “malok” për Sali Berishen asht një lloj lavdrimi sepse nuk asht i ofenduar askush pse ashte nga Veriu, por asht mburrje. Sali Berishes mund ti thuash çfaredo epitetesh te kqiavse te gjitha i ka!

    • Krrpasi: 16/12/2021 18:58

      Po ulaj leket e saliut menaxhon, e gjithe godina dhe godinat e tjera te ulajt jan realisht te sales. Nk din gjerat akoma

    • Ben: 16/12/2021 17:04

      Po,pra.Shtepine Sala ku e ka o Dono?.Tek pallati i bere nga Bashkimi,m'duket?Megjithate,Bashkimi eshte businessman, keshtu duhet me e pas mire me te gjthe,por kolpon e ngritjes si business me shume e ka nga Salia.

    • Deni: 16/12/2021 16:56

      … Se harrova te te pyes,e di ti sa kohe ka Ulaj ne biznes zotni i dashur?

    • Deni: 16/12/2021 16:55

      Ou?por perse nuk ka Rama ambjente ne ate godine por Berisha? Me jep dot nje shpjegim te besueshem?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?