Juventusi nuk gabon dhe në ndeshjen e fundit të javës së 30-të të Serisë A mund 3-1 Milanin dhe fluturon plus 4 pikë nga Napoli i vendit të dytë. Bardhezinjtë kaluan shumë shpjet në avnatazh me Dybalën në minutën e 8-të ndërsa Milani arriti të barazonte me ishin e madh Leonardo Bonucci.
Kapiteni i Milanit me kokë mposhti Buffon për ti shënuar skuadrës me të cilën fitoi gjithçka. Fraksioni i parë u mbyll në barazim ndërsa duhet thënë se Juventusi vuajti shumë gjatë ndeshjes megjithatë në dhjetë minutat e fundit do shënonte dy herë për të siguruar tre pikët e radhës. Golat për “Zonjën e vjetër” u shënuan nga Cuadrado me kokë dhe tre minuta nga fundi rrjetën e tundi edhe Sami Khedira. Juvja mund Milanin 3-1.
Napoli gaboi pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sassuolos në transfertë. Madje ishin vendasit që shënuan të parët me Politano dhe skuadra e Sarrit vetëm mundi të barazonte falë një autogoli të Rogerio 10 minuta nga fundi. Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: Chievo-Sampdoria 2-1, Atalanta-Udinese 2-0 , Cagliari-Torino 0-4 ,Fiorentina-Crotone 2-0 , Genoa –Spal 1-1 ,Inter-Verona 3-0 , Lazio-Benevento 6-2 dhe Bologna-Roma 1-1.
Në Gjermani Bayern i Mynihut duhet ende të presë edhe një jave për të festuar titullin e 28-të kampion. Fitorja 6-0 ndaj Dortmundit në “Allianz Arena” bën që bavarezët e Heynckes të jenë një hap larg titullit kampion. Ndaj Dortmundit 3 gola i shënoi Robert Leëandoëski dhe nga një James Rodriguez , Tomas Muller dhe Ribery.