Ilir Meta, Gent Cakaj dhe Edi Rama

Zoti President, nëse doni ta krijoni ju qeverinë, dorëhiquni dhe fitoni zgjedhjet!

11 Janar 2019, 14:35| Përditesimi: 11 Janar 2019, 14:38

  • Share

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar emrin e shqiptarit të Kosovës, Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Duke shkelur në të dyja këmbët Kushtetutën dhe duke u sjellë si përçarës i unitetit kombëtar, Ilir Meta ka sajuar disa argumenta qesharake sa për të mos thënë “JO” pa asnjë arsye. 

Por, Ilir Meta nuk është mjaftuar me kaq në lojën e tij pëçarëse dhe politke njëkohësisht. Ai ka nxjerrë mbrëmë Arben Cicin, shef i kabinetit të Presidentit, i cili është shprehur ne media se gjatë takimit me kryeministrin, Meta i ka propozuar Ramës që t’a bëjë Gent Cakajn ministër Kulture apo çfarëdo lloj ministri tjetër, por jo ministër të Jashtëm.

Por, ku e gjen të drejtën Presidenti që të propozojë se në ç’detyrë ministrore duhet vendosur një person?

Ilir Meta e di shumë mirë se e drejta e zgjedhjes së ministrave është ekskluzivitet i kryeministrit dhe jo e presidentit. Ky i fundit thjeshte firmos emrat e kryeministrit dhe kaq!

Pikërisht përgjigja e kësaj pyetje thelbësore rrëzon Presidentin dhe çdo argument ‘parimor’ që ai pretendon se ka. Ilir Meta i vënë në vështirësi nga presioni i opinionit publik për përçarjen Shqipëri-Kosovë që po krijon, ka nxjerrë një argument absurd për të larë mëkatin e tij ndaj shqiptarit të Kosovës, Gent Cakaj.

Nga ana tjetër, dëshira e tij për të vendosur ministra mund të realizohet. Ilir Meta mjafton të dorëhiqet, të rikthehet de jure në LSI, të fitojë zgjedhjet e ardhshme në 2021-shin dhe të bëjë qeverinë siç ai do. Për sa kohë do vazhdojë të qëndrojë në zyrën e presidentit, ai mund të bëjë për turpin e tij shkelje kushtetuese dhe veprime anti-kombëtare, por jo të kërkojë të krijojë qeverinë.

Komento

Komente

  • albanistan: 13/01/2019 13:21

    kuptojeni lojen e dy qafirave: ilir hajdutit po i vjen fundi nga SPAKU dhe don rrumuje dhe konfuzion ne ven , Rama edhe ai po te njejten , me kete rast sali berisha me gjithe zullumqaret perfitojne , akoma se kuptuat qe keta qafira jane lidhur bashke kembe e krye duan destabilizim te vendit

    Përgjigju
  • Agron: 12/01/2019 10:15

    Arsyet e verteta per mosdekretim te Cakaj-t, eshte se plani i Rames ( i mendyar nga Batoni dhe perkrahur nga Hashimi) ka qene qe permes Cakaj-t te shtyhet agjenda e mdryshimit te kufijve te Kosoves, dhe qe kjo te perdoret si “alibi” edhe nga Shqiperia edhe nga Kosova ( ne te vertet nga Edi dhe Hashimi) qe ne momentin e caktuar ne Kosove te thuhet “ qe po na perkrah edhe Shqiperia” dhe ne Shqiperi te thuhet “ ja pra vet Kosovaret e perkrahin kete ide” dhe keshtu te plotesohen agjendat e Hashimit e bandes se tij ( te cilet permes kesaj ndarje shpetojne nga gjynahet e Hages etj). Per kete eahte ven ne dijeni Meta ( nga Ramushi, Albini etj) dhe thjesht nuk mund ta lejoj nje agjende te tille - sepse nje gje e tille eshte kunder vijes shteterore te Kosoves dhe Shqiperise si dhe kunder aleateve te Kosoves ( USA, Gjermanise, Britanise, Frances etj). Tema e korigjimit te kufijve perkrahet vetem nga Serbia - dhe synimin kryesor e ka shkeputjen e Republika Srpskes nga Bosnja she bashkangjitjen e saj Serbis.

    Përgjigju
  • rezi: 11/01/2019 22:40

    Sakt dhe shkurt. Po nuk e le dot presidencen se nuk fiton kurre LSI, flijeni mendjen. Do te haje ne dy kazana.

    Përgjigju
  • Hinglateti: 11/01/2019 19:48

    Spaku Met hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?