Dritan Abazoviç

Kosova & Rajoni

Zv. Kryeministri shqiptar në Mal të Zi, Abazoviç: Ka një luftë që do të sillte paqen në Ballkan

16 Tetor 2021, 22:59| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 23:00

  • Share

Një luftë më e fortë kundër krimit dhe korrupsionit do të zvogëlonte ndjeshëm nacionalizmin në Ballkan dhe do të sillte pajtimin dhe paqen në rajon. Ky është qëndrimi i Zv. Kryeministrit shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç për problemet rajonale.

I ftuar në një konferencë të organizuar nga e përjavshmja britanike 'The Economist' në Shkup, Abazoviç përmendi aksionin e Malit të Zi i cili ka ndaluar në 9 muaj kontrabandën e cigareve, e cila ishte konsideruar si një "projekt shtetëror".

“Sipas disa vlerësimeve, mbi 20 përqind e të gjitha cigareve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe vinin nga Mali i Zi dhe përmes Portit të Tivarit. Për më tepër, udhëheqësit e klaneve më të mëdha kriminale janë arrestuar ose janë në kërkim, ndërsa strukturat e mëparshme që kishin mbështetjen e adresave të caktuara shtetërore u prishën,” tha Abazoviç.

Zv. kryeministri Abazoviç Ai tha se çdo krizë është gjithashtu një shans i ri.

“Unë besoj se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kuptojnë përfundimisht se vetëm solidariteti, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe mirëkuptimi i sinqertë mund të sjellin përparimin e dëshiruar. Ne duhet ta kalojmë fokusin nga temat negative, të cilat helmojnë hapësirën publike çdo ditë, në ato që janë vërtet të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e institucioneve të pavarura, shpërndarjen më të mirë të drejtësisë, lidhjet infrastrukturore, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Abazoviç.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 17/10/2021 07:42

    Per derisa e ka VIĆ ne fund te mbiemrit ska gje prej tij.

    Përgjigju
    • Alban: 17/10/2021 10:39

      Respect per kete djale sypatrembur inteligjent i respektuar shpresoj dhe uroj qe te ece fuqishem me idete per te ardhmen e rajonit Per mua eshte Shqipetare pavarsishte vicit ????????

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?