Zvarritja e zgjedhores, a duan PD-PS të ndryshojë sistemi? 3 pikat e 'nxehta' që ndajnë palët (VIDEO)

24 Maj 2020, 15:26| Përditesimi: 24 Maj 2020, 15:46

  • Share

TIRANË- Fillimi i vitit 2020 shënoi një kthesë të rëndësishme në përpjekjet për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Opozita e bashkuar, tashmë jashtë parlamentit  dhe çdo institucioni u ul në tryezë me mazhorancën, me synimin për të krijuar këshillin politik i cili do plotësonte një nga kushtet e Bundestagut, ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Por teksa fundi po afron, rruga drejt konsensusit duket ende larg. Depolitizimi i administratës, financimi i partive dhe listat e hapura ishin pikat që fillimisht sollën mosmarrëveshje mes palëve.

PALET NUK BIEN DAKORD PËR:
Depolitizimin e administratës zgjedhore
Procesin e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor
Financimin e partive politike

KËRKESAT E PARTISË DEMOKRATIKE  
Depolitizim të pjesshëm të administratës zgjedhore
Ankimimi të bëhet nga gjyqtarë që nuk janë në prces vetingu
Partitë të marrin nga privatët jo më shumë se 50% e të gjithë buxhetit

KËRKESAT E MAZHORANCËS
Riformatim të KQZ, komisionerët të mos emërohen nga partitë
gjyqtarët e Kolegjit të kalojnë vetingun
Financim miks të partive politike 

E sikur mos mjaftonte ngërçi i krijuar, pandemia globale COVID-19 i dha një tjetër goditje veprimtarisë së këshillit politik. Ndonëse u tha se do kishte komunikim online, puna u ndërpre për rreth dy muaj, duke vënë sërish në rrezik realizimin në kohë të ndryshimeve të kodit zgjedhor.

Pas rikthimit në tryezë,  e vetmja pikë që dakordësuan palët ishte se ndryshimi i sistemit do të lihej për një moment të dytë.  E vetmja që vazhdonte t'i qëndronte fort kësaj pike, ishte Rudina Hajdari.

Konsensusi u vendos edhe njëherë në rrezik pas shembjes së Teatrit Kombëtar. PD-LSI braktisën tryezën e reformës zgjedhore. Edhe njëherë u desh ndërhyrja  e ndërkombëtarëve që palët mos të ia linin fatit punën e nisur në fillim të vitit për reformën zgjedhore. Pas disa letrave nga mazhoranca, opozita i dha fund bojkotit.  Ditën e martë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Dy palët janë zotuar për të disatën herë që ta mbyllin reformën brenda 31 majit, teksa afati i komisionit nga parlamenti është deri në fund të qershorit

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 25/05/2020 05:51

    Persa i perket SISTEMIT ZGJEDHOR ,duhet qe te ndryshoje pa tjeter. Eshte e drejta e votuesit qe te percaktoje fituesin dhe kjo realizohet vetem me lista te hapura. Te lejohet te konkurojne dhe te pavarur nga partite. Kandidatet te konkurojne ne cdo zone elektorale perballe njeri-tjetrit. Mire do te ishte qe te pakesohej nr i deputeteve deri ne 100 te themi se dhe nr i votueseve eshte ulur. Financimet per te gjitha PARTITE jo nga buxheti i shtetit. Kontributi te behet nga vete antaret e sejciles parti per fushaten. Pse u dashka te paguajne per partite ata votues qe nuk jane ne ne asnje parti???!!!! !!!!

    Përgjigju
  • Jesus: 24/05/2020 16:55

    Sistemi nuk do ndryshoje. PD, PS, LSI nuk duan. Opozita parlamentare do te blihet. Kjo eshte e ardhmja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?