Kronikë

Zv.drejtori i Polisisë Italiane takim me misionin e Guardia di Finanza në Tiranë! Ambasadori italian: Jemi bashkë kundër krimit (VIDEO)

31 Maj 2021, 15:29| Përditesimi: 31 Maj 2021, 19:03

  • Share

TIRANË- Zv.drejtori i Polisisë Italiane, Vitorio Rizzi ka zhvilluar një takim me misionin e Guardia di Finanza, GdF në Tiranë. Mësohet se ai ka vlerësuar operacionin e fundit në Krujë, të kapjes së 20 mijë bimë narkotikeve.

Ia pranishëm ishte dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i cili tha se ky është një tregues i luftës së përbashkët kundër krimit dhe drogës.

"Kriminaliteti nuk njeh kufi ndaj bashkëpunimit si me rasti e kokainë Itali-Shqipëri-Kosovë. Operacioni GdF tregoi rezultatet si në operacionin "Agimi" me mijëra fidanë të cilët u zbuluan nga avioni. Jemi këtu për të treguar se jemi bashkë ndaj krimit dhe vizita e Zv.drejtori i Polisisë Italiane, Vitorio Rizzi e tregoi këtë", tha Bucci.

Për herë të parë në Shqipëri nga nesër pritet të nis edhe patrullimi me helikopter në territorin shqiptarë ndërsa policia shqiptare ka lokalizuar disa zona dhe operacioni anti-canabis është në vazhdim.

1622469135_b6d855da9c2f49289077bd266e664b3e.jpg 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?