Luis Castro

Zyrtare/ Cristiano Ronaldo me trajner të ri

6 Korrik 2023, 17:00
  • Share

Trajneri portugez Luis Castro është larguar nga klubi brazilian Botafogo për të marrë drejtimin e skuadrës arabe të Al Nassr. 61 vjeçari ka pranuar një ofertë fitimprurëse (7.6 milionë euro në sezon) për të udhëhequr Al Nassr, teksa kapiten në këtë ekip është ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Al Nassr ishte në kërkim të një trajneri që nga shkarkimi i Rudi Garcias në prill të këtij viti. Ronaldo kontaktoi personalisht bashkëkombësit Castro për ta bindur atë të merrte detyrën te Al Nassr.

Ndeshja e së enjtes në grupet e Kupës së Amerikës së Jugut kundër Magallanes do të jetë ndeshja e fundit e Castros në krye të Botafogo. Ai ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Al Nassr, me një opsion për të zgjatur marrëveshjen për një sezon të mëtejshëm.

Kontrata e Castros me klubin me bazë në Rio de Janeiro skadonte në fund të vitit dhe Al Nassr do t'i paguajë Botafogos 2.3 milionë euro si pjesë e klauzolës së lirimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?