Raffaele Palladino

Zyrtare/ Fiorentina prezanton trajnerin e ri, Palladino: U dakordësuam për dy minuta

4 Qershor, 16:11| Përditesimi: 4 Qershor, 16:26

  • Share

Raffaele Palladino është trajneri i ri i Fiorentinës dhe kjo është bërë e ditur zyrtarisht gjatë konferencës për shtyp të drejtorëve të 'Vjollcëve', Prade dhe Ferrari.

Ish-trajneri i Monzas ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026. “Falenderoj drejtuesit që deshën shumë të isha këtu, në dy minuta kemi gjetur një marrëveshje për gjithçka. Jam i lumtur që jam te Fiorentina dhe do të jap gjithçka për këtë klub të lavdishëm."

Palladino merr një skuadër që ka humbur dy finale radhazi në Ligën e Konferencës, por gjithashtu do të ketë mundësinë të provojë sërish për herë të tretë.

“Jam krenar, i emocionuar dhe i motivuar, e kuptoj që kam ardhur në një klub të rëndësishëm. Do të përpiqem të arrij të gjitha objektivat për këtë klub, duke u dhënë gëzim këtyre tifozëve të jashtëzakonshëm që më kanë lënë gjithmonë përshtypje me pasionin që kanë vënë në të. Dua ta sjell Fiorentinën sa më lart”.

"Kam folur me të në telefon, më ka mahnitur entuziazmi i tij. Ai ka pasion dhe vlera njerëzore, më dha shumë energji", tha presidenti Roco Commiso.

Kujtojmë se dy ditë më parë nga Fiore u largua trajneri Vincenzo Italiano, kjo është pas humbjes në finalen e dytë radhazi të Conference League.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?