Mario Gjata prezantohet te Egnatia

Zyrtare/ Largimet në fazën e avancuar, Egnatia i merr sulmuesin Teutës

3 Janar, 11:01| Përditesimi: 3 Janar, 11:02

  • Share

Mario Gjata është sulmuesi më i ri i Egnatias në Superligë. Kryesuesit e renditjes i kanë besuar 23-vjeçarit, që mbylli gjashtë muaj me Apoloninë. I dalë nga moshat e fierakëve, Gjata para dy sezonesh ishte pjesë e Dinamos, por një dëmtim bëri që ai mos luante shumë me Blutë.

"Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin Mario Gjata për 2 sezone e gjysmë", njofton klubi rrogozhinas.

Edhe pse Teuta e kishte në ekip, durrsakët nuk i besuan dhe ai luajti gjashtë muajt e fundit me Apoloninë në Kategorinë e Parë. Larg dëmtimit dhe në formë të mirë, Gjata tanimë është pjesë e kryesuesve të Superligës.

Vdekja e Dwamenas, apo edhe largimi i Iskandarli kanë bërë që rrogozhinasit të futen në merkato, duke gjetur akordin për dy vite e gjysmë me 23-vjeçarin që ka qenë edhe kapiten i Shqipërisë U-21.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?