Ivan Gvozdenovic

ZYRTARE/ Larguan Memellin, Skënderbeu emëron në stol ish-futbollistin

24 Nëntor 2022, 17:34| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 17:36

  • Share

Skënderbeu ka prezantuar trajnerin e ri. Ivan Gvozdenovic do jetë tekniku i ri i korçarëve, me ekipin që është në vendin e shtatë në Kategorinë e Parë. Pas largimit të Memellit, 44 vjeçari rikthehet në Korçë pas eksperiencës si futbollist. Më parë në karrierën e tij si trajner, serbi ka drejtuar Saham Club, Foresta, Radnicki dhe Al-Mojzel.

"Presidenti Ardjan Takaj ka prezantuar sot teknikun e ri bardhekuq që është Ivan Gvozdenoviç. Fillimisht Presidenti bardhekuq ka falenderuar ish trajneri Migen Memelli për punën e zhvilluar në klub dhe me pas vijoi me prezantimin e trajnerit të ri. Në fjalën e tij trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur i lumtur që rikthehet në Korçë, tashmë ne rolin e trajnerit", njofton Skënderbeu.

Në prezantim foli edhe trajneri serb, që tregon se e njeh grupin dhe kërkon që të rikthejë ekipin aty ku i takon.

 “Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndjerë ngrohtë sapo kam shkelur në stadium. Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme. E njoh grupin, kemi kualitete por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore”, u shpreh trajneri bardhekuq.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?