Stadiumi “Camille Fournier”

Zyrtare, miqësorja me Ukrainën do luhet, por në një stadium pa stola

31 Maj 2018, 11:59| Përditesimi: 31 Maj 2018, 12:05

  • Share

Nuk ka më dyshime, miqësorja Shqipëri-Ukrainë do të luhet ashtu siç ishte parashikuar të dielën më 3 qershor në Evian të Francës.

Zhvillimi i ndeshjes miqësore u vu në dyshim pas deklaratave të trajnerit të Ukrainës Andriy Shevchenko, i cili bëri me dije se i kërkuan FIFA-s ndryshimin e stadiumit për shkak se nuk ishte i përshtatshëm për një miqësoreje të një niveli të tillë dhe se tifozët nuk kanë mundësi ku të akomodohen apo të jenë në një numër të madh.

Megjithatë nga FSHF deklaruan se nuk ka tërheqje dhe se miqësorja do të luhej sipas parashikimeve ndërsa sot është Federata Ukrainase që ka konfirmuar se miqësorja do të luhet sipas parashikimeve pasi është marrë Ok nga FIFA.

Por në cilin stadium do të luhet takimi?
Miqësorja do të luhet në Evian në stadiumin “Camille Fournier” që më shumë përdoret si qendër stërvitore dhe në foto duket që stadium nuk ka as stola por tifozët do të ulen në beton. Ky stadium është përdorur nga Gjermania për stërvitjet gjatë Europianit të vitit 2016 dhe ka një pamje piktoreske pasi ndodhet anës detit. Ka një kapacitet prej 3000 tifozësh, nga të cilët 1500 mund të qëndrojnë në pjesën e tribunës së mbuluar.


(Stadiumi 'Camille Fournier' i përdorur nga Gjermania si bazë stërvitore në 'Francë 2016')

Komento

Komente

  • Vlora: 31/05/2018 22:37

    Mem mire e luani ne plazh ,ne breg deti me qe eshte dhe vape..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?