Jurguens Montenegro

Zyrtare/ Një 'Montenegro' nga Kosta Rika, Egnatia prezanton zëvendësuesin e Dwamenas! 5 ndeshje me kombëtaren

11 Janar, 11:19| Përditesimi: 11 Janar, 11:21

  • Share

Jurguens Montenegro është sulmuesi më i ri i Egnatias së Rrogozhinës. Klubi që udhëheq renditjen e Superligës ka firmosur kontratë afatgjatë me 23-vjeçarin që vjen nga Kosta Rika.

Montenegro ka qenë pjesë e Alajuelenses në vendlindje, teksa ka luajtur në huazim edhe te Cartagines, Puntarenas, Perez Zeledon apo edhe Bolivar në Bolivi. Jurguens Montenegro ka luajtur edhe pesë ndeshje me kombëtaren e Kosta Rikës, teksa kjo është hera e parë që provon të luajë në Evropë. Në Rrogozhinë ai shihet si zëvendësuesi i Dwamenas, ish-kapitenit të ekipit që më 11 nëntor 2023 pësoi kolaps në fushën e lojës gjatë sfidës kundër Partizanit dhe ndërroi jetë.         

Njoftimi i klubit:

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë afatgjate me sulmuesin nga Costa Rica, Jurguens Montenegro. Sulmuesi është prezantuar para mediave nga presidenti Agim Demrozi.

Emri: Jurguens

Mbiemri: Montenegro

Mosha: 13/12/2000

Kombësia: Costa Rica

Pozicioni: Sulmues

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?