Yeray Rodriguez është trajneri i ri i Apolonisë në futboll. Pas largimit të Veljko Dovedan, presidenca e fierakëve ka gjetur akordin dhe ka firmosur me spanjollin. Yeray Rodriguez ka drejtuar më parë në vendlindje, si edhe në Kinë dhe Arabinë Saudite.
Kjo do jetë hera e parë për spanjollin që do drejtojë një ekip në Shqipëri, teksa i ka bërë përshtypje investimi te talentet e reja. Lajmin e ka konfirmuar klubi i Kategorisë së Parë në kanalet e komunikimit. Synimi i Apolonisë edhe sezonin e ri do jetë ngjitja në Superligë.
“Pas negociatave të shumta, u vendos se kush do të jetë kryetrajneri i F.K. Apolonisë, trajneri spanjoll Yeray Rodriguez”, shkruhet në postimin e Apolonisë.