Emiljano Musta

Zyrtare/ 'Xixa' para ndeshjes me Tiranën, Egnatia largon Emiljano Mustën pas një viti e gjysmë

23 Dhjetor 2023, 18:38| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 18:40

  • Share

RROGOZHINË - Egnatia ka njoftuar në kanalet e komunikimit se mbrojtësi Emijano Musta nuk është më pjesë e ekipit. Mbrojtësi 31-vjeçar nuk ishte pjesë e të grumbulluarve nga Edlir Tetova edhe në finalen e humbur 1-0 ndaj Partizanit në Superkupën e Shqipërisë. Duket se një grindje ka bërë që elbasanasi mos e vijojë më karrierën me kryesuesit e Superligës.

"Klub Futboll Egnatia ka nderprerë me konsensus bashkëpunimin me mesfushorin Emiljano Musta duke e falenderuar për kontributin e dhënë me fanellën tonë në një sezon e gjysmë", njoftohet nga Egnatia.

Vendim i çuditshëm nga Egnatia, me Mustën që edhe sezonin e shkuar ishte një pikë e fortë në krahun e majtë dhe mund të mbulonte dy pozicione. Në 12 ndeshjet e këtij sezoni me fanellën e rrogozhinasve, Musta ka shënuar një gol. Tanimë ish-i i Kukësit, Laçit, Partizanit, Flamurtarit, apo edhe Teutës, është i lirë për të hedhur firmën me një tjetër ekip. Kujtojmë se nesër (e dielë) në orën 13:30 Egnatia pret në shtëpi Tiranën, për javën e 18-të dhe të fundit të Superligës për këtë vit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?