Zyrtarizohet vendi i tretë në Botërorin e SHBA për Qerimajn: Sukses për sportin shqiptar

8 Shkurt 2019, 10:14| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 12:19

  • Share

Federata Botërore e Peshëngritjes zyrtarizon vendin e tretë të Erkand Qerimajt në Botërorin e zhvilluar në Anaheim të ShBA-së në dhjetor të vitit 2017-të. Peshëngritësi shkodran e mbylli në vend të katërt në stilin e shkëputjes garën me 155 kg  por një muaj pas kompeticionit sportisti i vendit të tretë rumuni Dumitru Kaptari rezultoi pozitiv me doping dhe medalja i kaloi Qerimajt.

Ndërsa tashmë ky rezultat është njohur edhe zyrtarisht pasi Federata Botërore e peshëngitjes ka publikuar rezultatet zyrtare të kategorisë deri në 77 kg ku Qerimaj është i treti dhe merr zyrtarisht edhe medaljen e bronzit.

"Zyrtarizohet marrja e medaljes së bronzit në Kampioantin Botëror që u zhvillua në Anaheim në SHBA. Sukses i madh personal i imi trajnerit Zef Kovaci dhe sportit shqiptar.

Tashmë medaljeve të mia i shtohet edhe ajo e vendit të tretë në botë” e mbyll Qerimaj. Edhe pse vendi i tretë në botë, ai nuk përfiton shpërblim nga shteti shqiptar, pasi mori medalje në stilin e shkëputjes, ndërsa për të marrë shpërblim duhet medalje në dygarësh.

Në të njëjtin kompeticion Romela Begaj u shpall kampione Bote por rezultoi me doping dhe është pezulluar me 8 vite nga garimi.

Reagimi i Erkand Qerimajt

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 08/02/2019 10:47

    Krenari dhe sukses, bravo!❤️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?