“Dosja K”,  është një cikël dokumentarësh, kushtuar historive të persekutimit gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.

Një dritare e krijuar për tu dhënë zë, historive të mijëra shqiptarëve, që jetuan nën represion, që përjetuan  survejimin, përndjekjen, burgosjen, internimin dhe dëbimin nga shtëpitë apo qyteti i tyre.
Çdo të enjte, ora 20:30, në “Report tv” , intervista, dëshmi, dokumente historike, ngjarje të panjohura që zbardhen dekada më vonë, personazhe të rrallë të kësaj periudhe, që frymëzojnë sot me qëndresën e tyre, me dashurinë dhe sakrificat , në emër të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Arkiva