Kuvendi i Kosovës

Kosova & Rajoni

1 ditë nga përfundimi i afatit, Ambasada britanike në Kosovë thirrje politikës: Të zbatohen vendimet e Kushtetueses

7 Gusht, 15:23| Përditesimi: 7 Gusht, 15:29

  • Share

Një ditë para përfundimit të afatit të përkohshëm të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e cila u ndaloi deputetëve të zgjedhur çdo veprim, apo vendim për konstituim të Kuvendit deri me datën 8 gusht, Ambasada Britanike në Kosovë u ka bërë thirrje subjekteve politike që të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës.

Me një postim në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se aftësia e gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, shkruan ambasada në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se më 5 gusht ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik - afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.

Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban.

Osmani theksoi gjithashtu se caktimi i Llabanit si raportues në shqyrtimin e kërkesës së saj, “është jo vetëm shqetësues, por edhe i rrezikshëm”.

53 seanca plenare kanë dështuar për konsitutimin e Kuvendit të Kosovës, pasi subjektet politike nuk propozonin emrat e anëtarëve të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?