Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri

1 fitore në 7 ndeshjet e fundit, Allegri rikthen ‘dorën e hekurt’

16 Mars, 10:39| Përditesimi: 16 Mars, 10:43

  • Share

Rezultatet e fundit të Juventusit në kampionat, kanë bërë që bardhezinjtë dalin nga lufta për titull me Interin në vetëm pak javë. Tashmë skuadra e Allegrit e sheh veten në vend të tretë, pasi Milani i mori vendin e dytë.

Shtatë ndeshjet e fundit kanë qenë katastrofë për ‘Zonjën e vjetër’ me vetëm 1 fitore. 

Tashmë me Genoa duhet të rikthehen tek fitorja. Të dielën ndeshja me Genoan do jetë vendimtare, jo aq për fatin e sezonit, por më tepër për prestigjin e një skuadre të madhe. Objektivi është redukutuar në kualifikimin vitin e ardhshëm në Champions League.

Lidhur me takimin në Genoa, Allegri ka vendosur të mbajë ekipin në grumbullim. Kjo do të thotë se pa ndeshjes së të dielës, lojtarët nuk do të kthehen në shtëpi, por do të qëndrojnë në qendrën stërvitore.

Një praktikë e tillë është aplikuar edhe më herët nga Allegri, pas një humbjeje në Champions League në vitin 2022 ndaj Maccabi Haifa.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?