Janë kryer 559 testime në të gjithë vendin nga të cilat 15 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Fatkeqësisht është regjistruar një humbje jete, një 66-vjeçare nga Gjirokastra.
Rastet e reja raportohen në këto Bashki: 4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 10 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 559
Testime totale 2,001,623
Raste pozitive 331,976
Raste të shëruara 328,202
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 131
Vlorë 15
Fier 10
Gjirokastër 5
Berat 5
Durrës 5
Elbasan 4
Shkodër 2
Lezhë. 1
Korçë. 1
Dibër. 1