Janë kryer 403 testime në të gjithë vendin nga të cilat kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 vetëm 23 persona. Është regjistruar dhe një humbje jete, një 80-vjeçare nga Tirana.
Rastet e reja janë të shpërndara në këto bashki: 7 qytetarë në Tiranë dhe 7 Gjirokastër, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Fier, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Krujë, Kolonjë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 220 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,836 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 23 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 406
Testime totale 2,017,208
Raste pozitive 332,652
Raste të shëruara 328,836
Raste Aktive 220
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 170
Gjirokastër 14
Fier 10
Durrës. 7
Lezhë. 5
Berat. 5
Vlorë 4
Korçë. 3
Shkodër 2