TIRANË- Kreu i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj në një lidhje telefonike për Report Tv tha se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ai tha se është paska e vështirë që të "bindësh" qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, siç ishte rasti i një dibrani të gjobitur ditën e sotme se nuk kishte zbatuar vetëkarantinimit. Sipas tij, janë 150 emigrantë nga zonat e kuqe që duhet të vetëkarantinohet dhe është ndëshkuar 1 person, e sheh paksa optimiste.
"U mbyllën baret restorantet u lanë hapur vetëm dyqanet ushqimore dhe farmaci. Deri më tani nuk kemi raste me Covid-19, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative. Duhet pasur shumë kujdes për moshën e tretë. Grupet e punës së përbashkët është shikuar e gjithë lista, 150 emigrantë për rreth 8 orë u bë kontaktimi për t'u vëtëkarantinuar. Pas një kontrolli të dytë u mor masa vetëm për një person dhe e tillë situatë menaxhohet në të gjithë vendin. Është shumë e vështirë, por çdo ditë që kalon e kuptojnë se sa rrezik ka", tha Imeraj.
Po cfare masash jane marre o rrote... apo venia e supergjobave ti e quan marrje masash??? Masat e marra mund te quhen kur ti kesh siguruar ushqim te gjithe popullit, mbasi ta kesh bere kete gje atehere ti mund tu vesh supergjoba kujtdo qe i shkel rregullat... jo ta lesh popullin pa ushqim dhe pastaj ti vesh gjobe pse doli qe te siguroje buken e gojes....
Përgjigju