1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve me më shumë se 14 milion të papunë në 27 vendet e Unionit

1 Maj 2020, 13:21| Përditesimi: 1 Maj 2020, 14:23

  • Share

Miliona punëtorë në botë zakonisht e kremtojnë 1 majin, Ditën Ndërkombëtare të tyre me marshime e protesta.

Por këtë vit do të jetë ndryshe, për shkak të kufizimeve të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Shtete të ndryshme në botë kanë vendosur deri edhe masa të shtetrrethimit në përpjekje për të frenuar rreziqet e pandemisë kurse qeveritë po mundohen, deri edhe duke prishur ekuilibrat financiar, të ndihmojnë bizneset.

Në dy muajt mars-prill të këtij viti, vetëm në Gjermani kanë humbur punën e tyre rreth 373,000 njerëz. Pandemia e koronavirusit ka prekur ekonominë gjermane dhe mes efekteve të tjera gjithashtu ka shkaktuar një rritje të shkallës së papunësisë, nga 5 në 5.8 përqind. Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Punës, vendi tani ka 2.6 milion të papunë.

Rritje e të papunëve ka regjistruar edhe Spanja, ku në dy muaj ata që kanë humbur vendin e punës janë më shumë se 120 mijë për një total prej 3.3 milionë.

Në pjesën tjetër të Evropës, si në Itali dhe Francë situata është e ngjashme teksa qeveritë e të dyja vendeve po stimulojnë me paketa financiare komoanitë në këmbim të mos pushimit nga puna të punëtorëve.

Sipas të dhënave për papunësinë në Europë të lëshuar nga Eurostat, tendenca, megjithëse më pak e fuqishme, ishte tashmë e pranishme edhe para shpërthimit të pandemisë. Nga shkurti deri në mars, si Eurozona dhe tërë Unioni shënuan një rritje prej 0,1% të papunësisë teksa në fund të muajit mars, kishte më shumë se 14 milion të papunë në 27 vendet e Unionit

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?