Sociale

1 Maji/ Hasalla: Në Shqipëri, paga të ulëta dhe kushte të vështira pune! Cenollari: Rroga mesatare është rritur! Muçaj: Jemi në momentin më të mirë sa i përket formalizimit

1 Maj, 16:32| Përditesimi: 1 Maj, 16:48

  • Share

1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve. Pothuajse në të gjithë botën kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës.

Për të folur lidhur me trajtimin që u bëhet të punësuarve në vendin tonë, ishin të ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, Gertjana Hasalla, Qendra për të Drejtat në Punë, Arben Cenollari, Sekretar i shoqatës së Bujtinave dhe Eljo Muçaj, Drejtor i Inspektoriatit të Punës.

Hasalla u shpreh e bindur se puna e sindikatave në mbrojtje të punëtorëve dhe punonjësve në Shqipëri është aktive gjatë të gjithë vitit, jo vetëm në 1 maj, ndërkohë që nënvizoi vështirësitë që janë ende prezente për shqiptarët në vendet e tyre të punës.

“1 Maji është ditë simbolike dhe është e vërtetë që 1 Maji bëhet më publike më vizibile e gjithë situate e punëtorëve sot për sot në Shqipëri, por gjatë gjithë vitit ka organizime, ka sindikata që punojnë në sektorë të ndryshëm, ka dhe organizata siç është Qendra për të Drejtat në Punë, e cila punon me punëtorët dhe punonjësit në çdo sektor. Gjatë gjithë vitit punohet, po është një punë le të themi pak më e fshehtë, është një punë që bëhet në përditshmëri, ndërkohë që në një ditë si 1 Maji edhe më shumtë duhemi në numër për të dalë në shesh për të kërkuar dhe për të përkujtuar të gjitha vështirësitë që kanë pasur gjatë gjithë vitit”,-tha Hasalla.

“Pagat e ulëta janë njëra prej tyre dhe ndoshta më e rëndësishmja sepse aty e ndjejmë të gjithë ne se sa e vështirë është të jetosh me pagat që kemi sot me çmimet që ka tregu. Informaliteti në shumë prej sektorëve…që ndikon drejtpërdrejt dhe tek punëtorët sepse kontratat e punës më pas janë të vërteta ose jo të vërteta, orët e punës janë shtesë, u paguan ose s’u paguan. Pra ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre. Kushtet e punës janë të vështira, nuk janë gjithmonë të sigurta. Siguria dhe shëndeti në punë që nuk është githmonë i garantuar për secilin prej punonjësve shqiptarë dhe kjo është një çështje që ndikon tek ata drejtpërdrejtë”,-tha Hasalla.

Cenollari këmbnguli që pagat në Shqipëri janë të pranueshme dhe çmimet të ulëta.

“Nuk besoj që janë dhe aq të ulëta sa flitet sepse nëse ti pretendon të pish një kafe me 5 mijë lekë dhe këtë kafe ti e pi në Europë për 4.5 euro, mos pretendo të marrësh të njëjtën rrogë siç e merr në Europë”,-tha Cenollari.

“Nuk mund ta thuash tani se çmimet e restoranteve apo hoteleve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë. Ofrojmë një ofërte shumë më të lirë, prandaj jemi kaq të kërkuar momentalisht”,-tha Cenollari.

“Këto 3-4 vitet e fundit rritja e turizmit ka sjellë një “çorientim” të tregut dhe është rritur kërkesa për punonjës. Biles ne jemi koshientë shikojmë nëpër hotele njerëz nga vendet e treta që vijnë për t’u punësuar në Shqipëri. E shikojnë Shqipërinë si një vend që mund të punësohesh. Përpara 3 vitesh ka qenë një rrogë mesatare që një mesatare merrte diku te 300 mijë lekë të vjetra, sot nuk ka më sanitare që merr nën 500-600 mijë lekë në “dorë” dhe 100 e ca janë sigurimet”,-tha Cenollari.

Muçaj theksoi se Shqipëria është në momentin e vet më të mirë sa i përket formalizimit të përgjithshëm të vendit të punës.

“Në lidhje me informalitetin ka dy llojë që i ndajmë: është informaliteti i zi dhe informaliteti gri. Informaliteti i zi prej disa vitesh është në rënie të fortë. Kjo përtej punës zhvillimit që ka vendi, ka të bëjë dhe me zhvillimet globale që lidhen me mungesën e fuqisë punëtore. Kjo i ka bërë punëtorët më kërkues po edhe punëdhënësit më të përgjegjshëm për të garantuar për të mos punuar të paregjistruar. Në lidhje me informalitetin gri që janë disa elementë që i përmendi edhe zonja që është mungesa e një kontrate, koha e punës, puna në fundjavë… aty ka probleme dhe kam përshtypjen që janë probleme jo vetëm tonat, edhe në vendet fqinje, por besoj se Shqipëria është në momentin e vet më të mirë sa i përket formalizimit të përgjithshëm të vendit të punës”,-tha Muçaj.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?