Presidenti Ilir Meta me rastin e 1 majit, tha se kjo nuk duhet të jetë një ditë feste, por një ditë reflektimi për të gjitha kushtet e punës në Shqipëri. Sipas tij punët jo të mirëpaguara, pa kontrata të rregullta dhe pa sigurime shëndetësore duhet të marrin fund!
Ai e ka shoqëruar postimin e tij në Facebook me disa fotografi nga tubimi i ditës së sotme përballë kryeministrisë.
“1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një ditë reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.
Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.
Kjo situatë duhet të marrë fund! Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale. Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
1 maji, Rama mesazh për punëtorët e Rindërtimit: I kthyen buzëqeshjen familjeve të prekura nga tërmeti! Meta: Ditë reflektimi dhe jo feste
J.GJ./ReportTv.al