1 Maji në Turqi me demonstrata, policia përleshet me demonstruesit! Blindohet Stambolli, 160 të ndaluar

1 Maj, 13:12| Përditesimi: 1 Maj, 22:32

  • Share

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës kundër disa demonstruesve për ti penguar të marshonin drejt sheshit qendror Taksim në Stamboll, i bllokuar për festimet e 1 Majit.

Këtë e kanë raportuar media të ndryshme turke, me anë të disa videove të publikuara ku shihen aktivistët duke u përplasur me agjentët.

Pas tensioneve, grupet kryesore sindikaliste vendosën të mos marshojnë drejt sheshit Taksim. Mbi 160 aktivistë që tentuan të arrinin në zonat e bllokuara për demonstrata u ndaluan dhe u dërguan në kazermë për kontrolle.

Qendra e qytetit, por edhe lagjet e tjera, janë të rrethuara plotësisht nga  policia. Kalimtarët lejohen vetëm që të ecin, ndërsa shumica e dyqaneve janë të mbyllura, makinat nuk qarkullojnë ndërsa transporti publik nuk u ndalua në zonat qendrore të Stambollit.

Sekretari i përgjithshëm i partisë kryesore opozitare CHP, Ozgur Ozel dhe Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit i rizgjedhur së fundmi me të njëjtën parti, kundërshtuan vendimin për mbylljen e sheshit Taksim për festimet. Ata u mblodhën së bashku me demonstruesit në selinë e bashkisë, në lagjen Saraçane, por policia nuk i ka lejuar të marshojnë drejt zonave të ndaluara për demonstrata.

Dje presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte kontestuar partitë opozitare se kishin kërkuar që të mund të festohej Dita e Punës në Sheshin Taksim, duke deklaruar se "organizatat terroriste duan ta shndërrojnë 1 majin në një mjet propagande me thirrjet e tyre" dhe se "është e qartë se këmbëngulja për të mbajtur një tubim në një zonë të ndryshme nga ato të lejuara nuk tregon qëllime të mira”.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?