Sociale

1 maji/ Punëtorët në Tiranë në skela pa masa mbrojtëse (FOTOT)

1 Maj, 13:35| Përditesimi: 1 Maj, 14:05

  • Share

Në sheshin ‘Skënderbej’ po ngrihen strukturat e organizmit dhe pritjes së liderëve të Bashkimit Evropian dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Tiranë në 15 dhe 16 maj.

Kompanitë private kanë nisur me ndërtimin e strukturave metalike dhe çadrave. Ajo që bien sy sot, më 1 Maj Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, janë punëtorët e ngjitur nëpër skela pa masa mbrojtëse në punë.

Punëtorët e moshave të reja në skelat e strukturave metalike, shihen në këto foto pa veshje pune identifikuese, kokore mbrojtëse apo masa të tjera që i mbrojnë nga ndonjë aksident gjatë punës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?