1 Maji, Rama zgjedh ti urojë njerëzit e punës: Asgjë nuk është e pamundur

1 Maj, 11:43| Përditesimi: 1 Maj, 17:29

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të urojë punëtorët në ditën e 1 Majit. I pranishëm në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome në Elbasan Rama kishte këtë urim

Më vjen mirë që sot në këtë ditë të shënuar të 1 Majit të jem këtu e të përfitoj nga rasti e drejtëpërdrejtë me zë ti uroj të gjithë njerëzve të punës, ata që besojnë tek puna, e bashkojnë forcat në punë. Të gjithë njerëzve që përmes punës po provojnë se asgjë nuk është e pamundur në këtë vendin tonë të bekuar e po bëjnë sukses që nga majat e maleve e deri poshtë në fushat e begata të Shqipërisë. Urimi im është që çdo njeri i punës të ketë bekime, shëndet e vetëm sukses”

Edhe në mëngjes publikoi disa pamje punimesh nga Thethi. Sipas kreut të qeverisë, njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur një ekonomi të shëndetshme.

“Ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë”, shkruante Rama.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?