1 Maji/ Kreu i 'Hoteleri-Turizëm' në Report Tv: Pritet sukses këtë vit por ngërçi është fuqia punëtore! Masat që i kemi këshilluar Qeverisë

1 Maj 2023, 14:01| Përditesimi: 1 Maj 2023, 18:59

  • Share

Në ditën ndërkombëtare të punëtoreve mungesa e tyre po ndihet çdo vit e më shumë. Kjo ka qenë në formë të përmbledhur analiza e bërë nga kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi në Report Tv.

I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu, Topuzi thotë se ky vit do të jetë një sezon i mirë për turizmit por ngërçi do jetë tek fuqia punëtore.

“Është një vit që pritet të jetë më i mirë por ndoshta do ketë probleme për shërbimin sepse ka mungesë të fuqisë punëtore. Në fakt, problem i sezonit tek ne, 63% e turistëve vijnë në 5 muaj kurse 52% vijnë në 3 muajt e verës, krijojnë një problem madhor. Pas një pune me çdo lloj page atij punonjësit sezonal do i duhet të lëri atë punë dhe të nisë diçka tjetër.”- tha ai.

Kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Topuzi listoi edhe një sërë masash që ata vetë i kanë rekomanduar ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

“Disa nga zgjidhjet janë mobilizimi i nxënësve dhe studentëve për periudhën e verës, por duke marrë masa që sezoni të mbyllet më parë se në korrik. Në mënyre që pushimet e verës, të kalojnë në periudhën qershor-gusht. Duke qenë se shkollat profesionale nuk varen nga m e Arsimit por tek Ekonomia ja kemi adresuar ministres Ibrahimaj. Zgjatja e sezonit, subvencione për… e njëjta gjë që ndodh në botë.”- tha ai.

Topuzi komentoi edhe pezullimin e turistëve rusë në Shqipëri të cilën e cilësoi si jo pozitive pasi janë të shumtë.

“Në fakt, nuk është pozitive pasi tregu rus përbën 30 mijë turistë. Problemi është se ne  nuk kemi pse bëhemi më katolikë se papa se unë e shoh si mbështetje që nuk është në të gjithë vendet njëlloj.”- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tunxhi: 01/05/2023 18:22

    Fëmijët nuk lejohen jo më të detyrohen nga ty apo qeveria jote të punojnë në hotelet apo restorantet tuaja. Gjej zgjidhje tjetër për investimin tënd. Mos prit të nxjerrë gomarin nga balta qeveria apo femija. Studentët e nxënësit do largohen jashtë vendit dhe ju ju rroftë investimi në vakum.

    Përgjigju
  • Mario: 01/05/2023 16:40

    ka vetem nje menyre te kete turizem ndryshe kete vit nga ai sezonal rritja e pages minimale ne 600000 lek te vjetra neto se po i shtrydhin kamarieret e banakieret ne turne sfilitese dhe do te shfrytezoje edhe femijet ky palaco

    Përgjigju
  • Studenti: 01/05/2023 15:59

    Po nuk punuam tek ti, çfarë do na mbash? Diplomën? Hajde skllavëria hajde. Biznesi do forca punëtore me qeverinë rekrutues, fitimet për vete kurse sakrificat t'i bëjnë të tjerët thotë ky biznesmeni.

    Përgjigju
    • Mobilizuesi: 01/05/2023 18:33

      Qeveria duhet me patjetër të krijojë reparte ushtarake me nxënës vullnetarë të punojnë ditë e natë të shpëtojnë me patjetër sezonin turistik që të mos na dalë nami i keq për Shqipërinë në sytë e turistëve. Por edhe që investitorët të mos merziten e te ikin si të rinjtë shqiptarë dhe të marrin hotelin, resortin apo restorantin me vete. Punoni falas o popull të kënaqet bota, se për ju s'është kjo jetë. Ndoshta në botën tjetër.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?