Të akuzuarit në seancë

Kronikë

600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje

15 Janar, 18:24| Përditesimi: 15 Janar, 23:00

  • Share

Arrest me burg për të dy kapitenët e anijeve dhe oficerit të parë, në të cilat u gjetën 600 tonë naftë kontrabandë. Në Gjykatën e Durrësit u zhvillua seanca gjyqësore për të përcaktuar masat e sigurisë në ngarkim të marinarëve të dy anijeve të bllokuara për kontrabandë nafte.

Prokurorja e çështjes Eglantina Shehu akuzoi të 6 marinarët e të dyja anijeve për fshehje dhe kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Fillimisht gjyqtarja Besiana Garxenaj u njoh me aktakuzën për marinarët e anijes "Besart" e në bordin e të cilës u gjetën 400.000 litra naftë në depot e ballastrave. Në këtë anije u ndaluan kapiteni i saj Muhamet Kahila si dhe marinarët Ankit Dhul e Enea Çano.

Gjyqtares së seancës ju dorëzua një akt teknik të Lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare "Vega" me degë në Stamboll që merret me kontrollin teknik të anijeve, sipas të cilit, për shkaqe teknike, anijes i lejohej të mbushte me naftë ballastrat për të mos ndotur ujin e detit. Kjo derisa anija të shkonte për riparim.

Por diçka e tillë nuk është konsideruar nga gjyqtarja e cila ka pranuar kërkesën e prokurores dhe ka caktoi arrest me burg për kapitenin. Ndërsa për 2 marinarët detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë kufijve të vendit tonë.

6 marinarët  nuk dhanë asnjë sqarim për ekzistencën e e naftës në ballastrat e anijes. Oficeri i parë i anijes ku u zbulua 200 tonë naftë, Nedio Mejdani tha se kjo ishte rruga e dytë me këte anije dhe se nuk kishte dijeni për naftën në ballastra.

Në këto kushte u kërkua arrest me burg për kapitenin Muhamed Salli dhe për oficerin e parë Nedin Mejdani. Ndërsa për marinarët Wisan Brostam,Hasan Brout,Sami Shamata dge Faez Ismail u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë territorit të vendit tonë.

Shoqëria për të cilën punonte kjo anije nuk ju kishte siguruar avokatë mbrojtës ekuipazhit me shtetas sirianë gjë që e kreu Dhomave Avokatëve.Ndërsa Nedin Mejdani banor në qytetin e Durrësit kishte marrë avokat me përzgjedhjen e tij.

'Operacioni Ari i zi 2'
Te arrestuar
Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes shtetas sirian
Ëissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, shtetas sirian
Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve,shtetas sirian 
Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës, shtetas sirian
Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, shtetas sirian
Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes, shtetas sirian
Në kërkim
Juxhin Koka - Banues ne Durres
Serxha Sula - Banues ne Durres
Operacioni "Ari i zi'
Te arrestuar 
Mohammd Kahilah, kapiten i anijes, shtetas sirian
Eneo Cano marinar 
Sushil Vema - oficer i pare, shtetas indian
Në kërkim organizatorët
Eduard Skora, 59 vjeç, banues në Durrës,
Florian Biba, 29 vjeç, banues në Zvicër

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?