1 milionë dollarë, si u zbulua thesari i fshehur në pyll nga koleksionisti në SHBA

8 Qershor 2020, 15:15| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 15:17

  • Share

Me mijëra vetë janë ngjitur në Malet Shkëmborë në Shtetet e Bashkuara përgjatë dekadës së fundit, në kërkim të një sënduku me ar, rubinë, smeralde dhe diamante.

Por pas vitesh përpjekjesh, thesari i shumëkërkuar është gjetur.

Forrest Fenn, njeriu që kishte krijuar gjuetinë e thesarit, u shpreh se sënduku ishte fshehur në një pyll dhe nuk kishte lëvizur asnjë centimetër nga vendi ku e kishte lënë 10 vite më parë.

89-vjeçari, koleksionist artefaktesh antike, shtoi se nuk e dinte kush e kishte gjetur, por zbuloi se një poeme e botuar në një libër të tij e kishte dërguar zbuluesin drejt e te thesari.

Fenn shtoi se njeriu që e gjeti sëndukun, i cili vlen mbi 1 milion dollarë, nuk donte të identifikohej, por kishte konfirmuar gjetjen duke i dërguar fotografi të gurëve të çmuar. Ai tha se kishte fshehur thesarin në pyll në një përpjekje për të rigjallëruar zonë duke frymëzuar njerëzit të vizitonin Malet Shkëmborë.

Të dhënat për të gjetur vendndodhjen e thesarit ishin publikuar, mes të tjerash në një poemë me 24 rreshta në autobiografinë e Fenn, në vitin 2010. Sipas tij, rreth 350 mijë njerëz nga e gjithë bota shkuan atje për të kërkuar thesarin, disa prej tyre madje lanë edhe punët për t’iu përkushtuar me kohë të plotë gjetjes së tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?