Vinicius Junior është kandidat për të fituar Topin e Artë, teksa Real Madrid është përballur me një frikë për të humbur yllin e ekipit.
Frika e madhe vjen nga Arabia Saudite, që pasi siguroi Cristiano Ronaldon përpara disa vitesh, po kërkon edhe Vinicius, me ofertën që është më e madhja e parë ndonjëherë në botën e futbollit.
200 mln euro në sezon, gati 10-fishi më shumë se rroga që përfiton te Real Madrid për 5 vitet e ardhshme, pra 1 miliadrë euro rrogë, për të qenë fytyra kryesore e futbollit të Arabisë Saudite.
"Relevo" nuk e ka konfirmuar se cili ekip ka paraqitur ofertën e majme, teksa veç rrogës edhe 300 milionë euro do shkonin për Real Madrid që të linte të lirë brazilianin.
Çmenduria e radhës nga Arabia Saudite do kushtonte në total 1.3 mld euro.