VIP & Spektakël

1 muaj larg nga dasma e Afronës dhe Bleros! Dalin detajet e para (FOTO)

15 Gusht 2019, 12:29| Përditesimi: 15 Gusht 2019, 12:33

  • Share

Në 21 shtator çifti i njohur Afrona Dika dhe Blero Muharremi pritet të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Deri më tani dihet data e dasmës, vendi në të cilin do të organizohet dhe së fundmi janë zbuluar edhe ftesat.

Çifti i njohur kanë filluar të shpërndajnë ftesat e dasmës tek miqtë e të afërmit e tyre dhe duken mjaft të veçanta. Disa prej atyre që i kanë marrë nuk kanë nguruar t’i publikojnë në rrjete sociale, duke zbuluar detaje nga dizajni. Siç kuptohet nga postimet e bëra ftesa e dasmës ndodhet në një shishe, e cila futet më pas brenda një kartoni të bardhë.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?