1 në 10 fëmijë në Shqipëri të prekur nga lia e dhenve! Mjekja: Bie vaksinimi për fëmijët 1 vjeç, prindërit ende frikë se shkakton autizmin

2 Dhjetor 2022, 16:03| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 16:17

  • Share

1 në 10 fëmijë në vendin  tonë rezultojnë të prekur me linë e dhenve. Mjekja pediatre Sonila Batri ngre alarmin se fëmijët e infektuar nuk duhet të frekuentojnë kopshtet dhe çerdhe, për të mos përhapur më tej sëmundjen ngjitëse.

‘Lija e dhenve është një patologji e cila prek grupmoshat e çerdheve dhe të kopshteve. Fillon me temperature, fillon me shfaqjen e elementëve tek fëmijët që nga pjesa e kokës dhe pastaj  thuajse në të gjithë trupin.

Kujdes duhet bërë, mos dërgimi i fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte, gjë që në fakt pastaj duhet të bëhet shmangia e kontaminimit të fëmijëve të tjerë dhe kontakti me mjekun.

Për mjeken pediatre, shqetësuese mbetet dhe tendenca e prindërve për t’iu shmangur vaksinës së fruthit tek fëmijët e moshës 1 vjeç, gjë e cila mund të të sjellë pasoja të rënda deri në fatalitete.

‘Refuzimi qëndron në autizmin e lidhin në fakt vaksinën e moshës 1 vjeç me një gjë që nuk është vërtetuar shkencërisht dhe që nuk është faktuar dhe që ka të bëjë me autizmin. Pra ata mendojnë që nëse vaksinojnë fëmijën e tyre mund të ketë gjasa për tu prekur nga autizmi.’

Mjekët  apelojnë për kryerjen e vaksinës ndaj fruthit, pasi vetëm gjatë vitit 2019 nga neglizhenca ndaj kësaj vaksine humbën jetën 4 fëmijë. Statistikat tregojnë për ulje të mbulesës vaksinale ndaj fruthit ku në vitin 2021 ajo zbriti në nivelin e 89% nga 95% që ishte para pandemisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?