Përmbytjet në Librazhd

1 orë shi përmbyt qytetet/ Në Librazhd bllokohet ambulanca me të sëmurë brenda! Berati si 'Venecia', 'notojnë' makina! Problem edhe Korça

10 Qershor 2020, 18:07| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 20:23

  • Share

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit. Situata paraqitet problematike në Librazhd, Berat dhe Korçë, ku rrugët janë përmbytur duke sjellë vështirësi të qarkullimin e makinave dhe të këmbësorëve.

Në qytetin e Beratit, uji ka shkuar deri në lartësinë e 40 cm, duke sjellë probleme edhe në disa shtëpi. Kanë mjaftuar 60 minuta reshje shiu që qyteti i 'një mbi një dritareve' të notojë në ujë. Me këtë situatë përballen qytetarët e Beratit sa herë që bie shi, por nga ana e autoriteteve nuk është marrë asnjë masë.

Në Librazhd, reshjet e shiut me intesitet të lartë kanë përmbytur rrugën në unazën e qytetit, e ndërsa fusha e sportit është shndërruar në një pishinë, siç shihet në foto që Report Tv sjell. I njëjti problem është shfaqur edhe në Korçë. Pak minuta shi kanë mjaftuar që rrugët dhe trotuaret të vërshojë uji.  Situata paraqitet më problematike në periferi të Korçës.

Ora 20:50
Pas 3 orësh e bllokuar prej rrëshqitjes së gurëve, normalizohet rruga në Murrash (VIDEO)

Pas  rreth tre orësh e bllokuar si pasojë e rënies së gurëve në urën e Murrashit dhe krijimit të trafikut të rënduar, tashmë situata është  normalizuar. Rruga është e hapur në të dyja korsitë. Kjo urë është shumë problematike, ku paraqitet e njëjta panorame sa herë që bie shi. Në rrugë janë të pranishme akoma fadromat që bënë të mundur largimin e gurëve.

Ora 19:27
Rrëshqitje dherash në Librazhd, radhë kilometrike automjetesh (VIDEO)

Prej më shumë se një ore, aksi kombëtar Elbasan-Librazhd është  i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Kjo gjë ka shkaktuar trafik të rënduar. Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell radha e automjeteve është kilometrike.

Ora 18:39
Librazhd/ Rënie gurësh në urën e Murrashit, bllokohet ambulanca me të sëmurë brenda (VIDEO)

Situata në qytetin e Librazhdit paraqitet shumë problematike. Si pasojë e rënies së gurëve në urën e Murrashit, një ambulancë me të sëmurë brenda ka mbetur e bllokuar.

Report Tv sjell video, ku shihet që rruga është pothuajse e palakueshme. Kjo urë është shumë problematike, ku paraqitet e njëjta panorame sa herë që bie shi.

Ora 18:21
Përmbytje dhe në Korçë, uji vërshon në rrugë dhe trotuare (VIDEO)

Pak minuta kane mjaftuar që reshjet me intensitet të lartë të mbushin plot me ujë rrugët dhe trotuaret e qytetit. Sasi më të mëdha të ujit janë rrugët e lagjeve perferike të qytetit.

Ora 17:52
'Përmbytet Librazhdi'! Bllokohen automjetet, fusha e sportit shndërrohet në pishinë (VIDEO)

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në qytetin e Librazhdit. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se si pasojë e reshjeve të shiu, janë përmbytur rrugët në unazën e qytetit, e ndërsa lartësia e ujit ka shkuar në disa cm.

Ndërkohë në Murrash ka rënie gurësh.

Ora 16:34
'Berati si Venecia'! Përmbytje në qytetin e 'një mbi një dritareve'..makinat 'notojnë' në ujë, dëme në disa shtëpi (VIDEO)

BERAT- Kanë mjaftuar 1 orë reshje me intesitet të lartë që Berati, qyteti i një mbi një dritareve të shndërrohet si Venecia.

Sa herë që bie shi, ky qytet përballet me të njëjtën problematikë, përmbytje. Uji, siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, ka vërshuar në rrugë, duke arritur në lartësinë deri në 40 cm, e për pasojë ka sjellë  dëme të shumta në banesat e qytetarëve dhe vështirësi të qarkullimit të qytetarëve e të automjeteve. 

Mësohet se shkak për këtë është bërë bllokimi i kolektorëve të ujërave të bardha dhe ato të zeza të cilat zbrasen në lumin Osum, dhe pavarësisht faktit që problemi është identifikuar, nga ana e autoriteteve përkatëse nuk është marrë asnjë hap për të gjetur një zgjidhje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 11/06/2020 13:32

    Gjynah të permbytet Shqiperia ky vend malor..si vend malor duhej te ishte shembull për të tjerët por qe pas fitimit te pavaresise nuk kemi ditur të bejme shtet, akoma dhe sot.

    Përgjigju
  • Luani: 11/06/2020 01:28

    Mbajini pusetat te pastra,,ato nuk duhet te jene te mbuluara me letra mbeturina dhe me dhera,,punonjesit e bashkive te merren me kete pune......

    Përgjigju
  • ymeri: 11/06/2020 00:07

    Stabilizoni shkumbinin o hajvane ,,forconi dy shtratet anesore te tij ,me beton,,,,sepse shkumbini po han token dhe shpejt do shkatarroje rrugen e makines...

    Përgjigju
  • Papuçiu: 10/06/2020 23:55

    Gjynaf, ne nje artikull te tille e gje’te te besh koment politikË o derman .

    Përgjigju
  • luani: 10/06/2020 22:39

    SHKUMBINI ATY NE FOTO eshte shume afer rruges automobilistike,,,,duhet qe menjehere shtrati I shkumbinit te stabilizohet me shkembinj ,,apo me blloqe betoni qe mund te krijohen nga inertet e dala nga termeti,,,,,keto inerte mund te lidhen me cimento dhe te hidhen ne shtratin anesor te shkumbinit,,,ndryshe uji do gerryeje rrugen dhe pastaj zoti ju ruajt...

    Përgjigju
  • Emi: 10/06/2020 22:18

    Kjo ashte puna si bahete ne shqipnin pa standarte.

    Përgjigju
  • Artur: 10/06/2020 19:38

    I papam ai benzi ne librazh qe futet mes per mes ujit dhe i fiket makina se ju fut uje te motorri. Kshqu eshte kur ske tru!

    Përgjigju
  • Loni: 10/06/2020 18:31

    Sa bukur our e blejne voten me 20 mij lekesha e me these mielli edhe del jasht funksionit kanalet e pusetat kulluese we ai zoteria we Mori tendering aq di aq Ben. Urine per skiperine e madhe.

    Përgjigju
    • ...prej betoni!: 10/06/2020 18:47

      Po clidhje kane kanlaet kulluese kur bie aq shi sa dalin lumenjte nga shtrati o hajvan!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?