Shqiptaret e arrestuar ne Spanje

Kronikë
Top 24

1 ton kokainë, policia spanjolle për Report Tv: Banda drejtohej nga dy shqiptarë

30 Prill 2018, 13:41| Përditesimi: 30 Prill 2018, 13:59

  • Share

TIRANE-Report TV zbardh detaje nga operacioni i kokainës në Spanjë, ku u arrestuan dy shqiptarë. Zëdhënësja e policisë spanjolle Laura Garavoa e kontaktuar nga Report Tv konfirmon arrestimin e dy shqiptarëve, ndërsa shprehet se njëri prej tyre ishte koka e bandës së kokainës.

Grupi i kokainës drejtohej nga 2 shqiptarë, u arrestuan të dy në Madrid

Laura Garavoa-zëdhënësja e policisë spanjolle

Komunikimi me policinë spanjolle nga Report Tv
Report Tv:
Cili ishte roli këtyre dy shqiptarëve në këtë organizatë kriminale?

Laura Garavoa: Po njëri nga ata është kreu kësaj organizate. Ndërsa personi tjetër është numri dy më i rëndësishëm i organizatës.

Policia spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane goditën një bandë që drejtohej nga shqiptarët duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro. Policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian. Report Tv publikon pamjet e momentit të arrestimit të shqiptarëve në hollin e një hoteli në Madrid.

Lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël me fluturime çarter. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret nga lojtari i famshëm i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?