Sara Hoxha dhe Ledion Liço

VIP & Spektakël

‘1 trëndafil për çdo muaj që jetuam bashkë’, dedikimi romatik i Ledionit për Sarën (Foto)

17 Shtator 2018, 12:45| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 12:50

  • Share

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços u përfol jashtë mase në media, por çifti preferoi ta mbante sa më diskrete ceremoninë. Mes shumë miqsh dhe të ftuarve dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në një vend përrallor në vilën Erba buzë liqenit Como në Itali.

Gjithçka u zhvillua më 11 gusht por vetëm mbrëmjen e kaluar Lori Hoxha, motra e Sarës ka publikuar një video me momentet më pikante të ceremonisë martesore. Një prej tyre ishte kur ditën e madhe, në momentin që u zgjua Sara kishte gjetur një buqetë me trëndafila te shtrati i saj dhe një dedikim romantik, nga ana e Ledjonit.

Letra e Ledionit për Sarën

 “E dashur, dashuria e jetës time. Faleminderit që çdo vit, muaj, ditë, minutë, sekondë që kemi kaluar bashkë i kë bërë më të lumturit. Këtu ke çdo trëndafil për çdo muaj që kemi kaluar bashkë, faleminderit që po martohesh me mua, ti do të kujdesesh! Po të pres…,”- shkruhej në letrën që lexoi Lori.

Sa romantike!

 

Komento

Komente

  • Aks: 17/09/2018 13:59

    Aman, kopsht botanik le t'i dhuroje, po pse shkruajne ne anglisht, apo se gjuha shqipe, qe e kane te dy gjuhe te nenes, eshte shume ordinere per ta?

    Përgjigju
  • Tirons: 17/09/2018 13:56

    Katunaret kane mesuar anglisht ...

    Përgjigju
  • Lepirsi: 17/09/2018 12:54

    E kopjoi nga nje italian qe i dhuroi gruas trendafila PER cdo muaj qe ishin bashke.. Che schifooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?