1 viktimë nga COVID në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet e reja për 24 orë, 202 të shtruar në spitale (VIDEO)

2 Tetor 2020, 16:04| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 17:32

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka humbur betejën me Covid një qytetar i shtruar në spital, si dhe janë regjistruar 159 raste të reja, një rritje e ndjeshme krahasuar me ditët e fundit.

Fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 75 vjeçar nga Tirana.

Ministria bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq e kanë fituar betejën 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Deklarata e plotë e Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 75 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura, sepse është një masë tejet efikase për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe rrjedhimisht, uljen e të shtruarve në spital dhe fatalitetet nga COVID19.

Çdo biznes duhet të zbatojë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo çdo informacion për SARS COV2.

COVID-19 – Statistika (2 Tetor 2020)

Testime totale                   90138

Raste pozitive                    13965

Raste të shëruara             8342

Raste Aktive                        5239

Humbje jete 389 (Qarku Tiranë 185, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2638

Durrës                  572

Shkodër               386

Elbasan                 286

Lezhë        272

Korçë    237

Fier                 230

Vlorë     187

Kukës        144

Berat      116

Dibër     98

Gjirokastër   68

Ora 17:34
Infektohen me koronavirus 2 mësues në Cërrik, u bëhet tamponi kolegëve të tyre

Janë infektuar me koronavirus dy mësues të gjimnazit të Cërrikut, të cilët menjëherë janë vetëkarantinuar në banesat e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë u janë bërë tamponët kolegëve, por edhe kontakteve që kanë pasur të infektuarit.

Shkolla është dezinfektuar dhe nuk ka një njoftim për pezullimin e mësimit, po që do të vazhdojë normalisht.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?