Platforma e bashkëqevrisjes, Rama: Në një vit trajtuam 22 mijë ankesa

3 Tetor 2018, 11:49| Përditesimi: 3 Tetor 2018, 15:03

  • Share

TIRANË-  Kryeministri Rama ka bërë bilancin e vitit të parë të platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al. 

“Platforma është vizituar nga 58 220 qytetarë. 22 553 janë fiks shqetësimet e ngritura në rubrikën “ankesa ime” dhe nga ana tjetër ka kategori të tjera si interpelancat, opinionet e kontributet që në tërësinë e tyre përbëjnë gjithë jetën e brendshme të platformës. Janë mesatarisht 1950 çështje që trajtohen çdo muaj e për të cilat ka interesim e përgjigje brenda 10 ditëve, ky është një revolucion në raportin e qeverisë me qytetarët”. 


Edi Rama, kryeministër

“Ka një qasje nganjëherë të keqkuptuar ndaj platformës që është në inercinë e skepticizmit fillestar. Nuk ekziston dëshira të kuptohet se platforma nuk është gjë tjetër veçse dixhitalizimi i zyrave të pritjeve të publikut nëpër institucione. Ka qenë një eksperiencë shumë e hidhur për qytetarët që harxhonin kohë e nuk merrnin dot përgjigje. Sot në 3 minuta mund të adresojnë drejtpërdrejt problemin tek ministri përkatës. Efikasiteti ka qenë maksimal”.


Edi Rama, kryeministër

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?