Një vit pas nisjes së agresionit të Rusisë në Ukrainë, perëndimi duket gjithnjë e më unanim në qëndrimin pro-ukrainas. “Rusia të tërheqë menjëherë trupat nga Ukraina dhe nga centrali bërthamor i Zaporizhias. Të njihet integriteti dhe pavarësia e Ukrainës”, thuhet në komunikatën e përbashkët të liderëve të G7, të cilët prej dy ditësh morën pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzuan Rusinë për krime kundër njerëzimit dhe folën për dëmet të jashtëzakonshme në radhët e ushtrisë.
“Kemi analizuar provat që kemi mbi sulmin e Rusisë në Ukrainë, dhe mund ta themi me siguri që ska më dyshim: Janë kryer krime kundër njerëzimit! Mbështetja e Kinës për Moskën është një kërcënim për rendin botërorë”- u shpreh kamala Harris, Zëvendës presidente e SHBA-ve.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të SHBA-ve, Anthony Blinken, që nga nisja e luftës 200 000 ushtarë Rusë janë vrarë dhe mbi 1 milionë janë larguar nga vendi. Ky është dëmi që Putini i ka bërë Rusisë.
Për Gjermaninë dhe Anglinë reagimi global ndaj Rusisë ka qenë jo i mjaftueshëm.
“Bota sot është më pasigurtë. Bombat që bien mbi Ukrainë, janë predha ndaj rendit botëror dhe sigurisë e demokracisë”-tha Annalena Baerbock, ministrje e Jashtme e Gjermanisë.
“Përgjigja e komunitetit ndërkombëtarë nuk ka qenë mjaftueshmërisht e fortë. Duhet një marrëveshje e re mes vendeve të NATO-s për të marrë në mbrojtje Ukrainën nga sulme të ngjashme në të ardhmen. Po ashtu, Moska duhet të paguaj për dëmin që i ka shkaktuar Ukrainës, duke rindërtuar vendin”-shtoi kryeministri Britanik, Rishi Sunak.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dymitro Kuleba, në fund të takimit të G7 u shpreh optimist se Kievi do të marrë mbështetje me armatim dhe avionë luftarakë.
“Shumë shpejt aleatët tanë do të na furnizojnë me avionë luftarakë. Është vetëm çështje kohe që avionët të jenë në vendin tonë. Kina mund të luaj një rol të rëndësishëm për të negociuar me Moskën”-tha ai.
Por paralelisht me konferencën e sigurisë, ku u siglua dhe deklarata e përbashkët në të cilën theksohet mbështetja për Ukrainë dhe ku i bëhet apel Moskës për t’u tërhequr nga agresioni. Rusia ka dhënë përgjigje përmes veprimeve, duke vijuar bombardimin në Ukrainë.