Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për 1-vjetorin e luftës në Ukrainë. Osmani shkruan se lufta e Ukrainës është edhe e Kosovës.
“Triumfi i demokracisë, drejtësisë dhe lirisë në Ukrainë do të jetë një fitore për demokracitë kudo Kjo luftë e ka bashkuar botën demokratike, por mbi të gjitha e ka dëshmuar se shpirti i popullit ukrainas është i pathyeshëm. Siç e dinë qytetarët e Kosovës shumë mirë, brutaliteti dhe agresioni nuk mund ta pengojnë vullnetin e një populli për të qenë të lirë”, thuhet në deklaratën e Osmanit.
Më tej, Osmani shtoi se Kosova do të qëndrojë gjithmonë përkrah demokracive të botës.
“Sepse ne e dimë se lufta e tyre është lufta jonë dhe se triumfi i demokracisë, drejtësisë dhe lirisë në Ukrainë do të jetë fitore për demokracitë kudo në botë”.- shkruan Osmani.
Lajmi kryesor:
1 vit luftë në Ukrainë, Rama nga Hiroshima: Të luash me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është turp! Begaj dhe Nikolla: Shqipëria me ukrainasit
G.MO/ReportTv.al