1 vit nga shpallja ‘non grata’, Berisha për gjyqin me Blinken: Ka dy faktorë kundër meje në procesin ndaj Sekretarit të Shtetit

20 Maj 2022, 13:05| Përditesimi: 20 Maj 2022, 14:00

  • Share

 

Ka kaluar një vit nga shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës. I pyetur nga gazetarja e Report TV Danjela Maloku për procesin gjyqësor ndaj Antony Blinken, Berisha tha se ka dy disfavore përballë sekretarit të shtetit.

"Gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im që i kam dhënë besimin e plotë. Por ka faktorë pro dhe kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE-së. nuk është në favor edhe fakti që Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet. Në favor timin janë dy faktorë: në një parim ndërkombëtar shpifja dënohet aty ku del. Edhe në Shqipëri mund të dënohej. Po imagjinoni ju të hapësh gjyq në Shqipëri. Së dyti vërtetë Sekretari i Shtetit është njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn në veprimtaritë zyrtare.

Se si do vendosë gjykatësi nuk e di, por procedura gjyqësore do të jetë e pandërprerë. Nëse këto faktorë dalin kundër meje, nëse thonë nuk je shtetas francez, apo shtetas i hapësirës së BE-së, pasi të studioj përgjigjen, do këshillohem me avokatin dhe do shoh hapësira të tjera. Do vazhdoj me rrugën gjyqësore dhe rrugën e transparencës. Gjer më sot janë 45 publike në mediat e ShBA-së dhe vendeve të tjera që kanë faktuar se s’ka asnjë provë e fakt. Është përdorur ligji për qëllime politike bazuar në shpifjet politike të Soros dhe Ramës", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha për gjyqin në Francë me Blinken: Ka dy faktorë kundër meje! PD ‘non grata’ në PPE? Qëndrim personal i deputetit të CDU-së, mos ndërhyj në punët tona


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?