Ministri i Jashtëm Igli Hasani

Politikë

1 vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Igli Hasani: Palët të punojnë për një zgjidhje që garanton paqe! Lirim i pengjeve

7 Tetor 2024, 09:25| Përditesimi: 7 Tetor 2024, 09:38

  • Share

‘Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve’.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Igli Hasani, ndërsa ka kujtuar 1 vjetorin e sulmit tragjik të Hamasit në Izrael.

Përmes një postimi në platformën X ditën e sotme, ministri teksa ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, ministri shkruan se palët duhet të gjejnë një zgjidhje për paqe.

“Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael. Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?