1 vit nga tërmeti në Floq ende pa dëmshpërblime! Banorët: Na bënë shumë premtime, s’kemi marrë asnjë lekë

2 Qershor 2020, 21:44| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 21:47

  • Share

Më 1 Qershor 2019 një termet i fuqishëm goditi rajonin e Korçës duke shkatërruar dhjetëra shtëpi në fshatrat Floq, Qafzez dhe Vidohovë.

 Report Tv është rikthyer pranë këtyre banorëve, sot kur bëhet 1 viti nga tërmeti shkatërrimtar. Një pjesë e tyre nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e premtuara nga qeveria.

"As shpërblim asgjë s'kemi marrë. Ne duam aq sa është dëmi, kanë ardhur mbi 20 veta dhe nuk di pse nuk na i japin", shprehet një banore e Floqit.

Një tjetër banore thotë se ma çuam dëmin 6 milionë e 300 mije leke por ende nuk i ka marrë. "Më kishte premtuar Rama se do i bëjmë shtëpitë deri në gusht 2019, por ende nuk i kam marrë", tha ajo.

"E sëmurë jam, vete pa punë, burrin pa punë, s'kemi me çfarë ti bëjmë", ankohet një tjetër banore. 

Ndërsa kjo zonjë na thotë se e ka ndërtuar vete një dhomë për të futur kokën, ndërsa ende janë në pritje të dëmshpërblimit.

"Unë e rregullova vete një dhomë për të futur kokën. Jemi ankuar disa here në bashki. Me aq sa ka investuar bota do ishin bërë shtëpitë tona, por këta të mëdhenjtë i mbajnë leket për vete", shprehet ajo.

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë bëri dëme të mëdha në fshatrat e Korçës. Nga komisionet e vlerësimit dolën 670 banesa të dëmtuara prej të cilave 37 te pabanueshme,78 te dëmtuara rende dhe 555 banesa me dëmtime te lehta. Dy kategoritë e para kanë përfituar, ndërsa kategoria e trete, pra banorët që kishin dëmtime më të lehta ende nuk janë dëmshpërblyer.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?