TIRANË- Sot një vit më parë, dy efektivët Klodian Tanushin dhe nëntetare Zerife Hasanaj humbën jetën gjatë një misioni ushtarak në Letoni! Kur kanë kaluar 1 vit nga ndarja nga jeta e dy dëshmorëve të Kombit, Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët e rënë në krye të detyrës! Në një ceremoni të posaçme, të organizuar pranë Kompanisë së Asgjësimit të Municioneve dhe Lëndëve Eksploziv (EOD), ku dy efektivët bënin pjesë, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut në këtë kompani.
“Ne humbëm dy nga efektivët tanë më të mirë. Familja e FA humbi dy pjesëtarë të saj. Dy efektivë që e kishin përpara karrierën e tyre, një karrierë të shkëlqyer sepse e kishin treguar potencialin e tyre me çdo stërvitje dhe me çdo dislokim”, u shpreh gjatë fjalës, Ministrja e Mbrojtjes.
Ajo nënvizoi vëmendjen ndaj familjeve të dy dëshmorëve të atdheut, sikundër për çdo familje tëtë rënëve në krye të detyrës, në radhët e Forcave të Armatosura.
Dy dëshmorët e atdheut, Tanushi dhe Hasanaj, tha më tej ministrja Xhaçka, janë kujtesa që ky profesion kërkon të rinj e të reja, burra e gra me ndjenjën e vetëmohimit e sakrificës.
“Ne të gjithë u detyrohemi atyre një borxh mirënjohje. E mbi të gjitha ju detyrohemi të vazhdojmë misionin tonë, për ta modernizuar më shumë, për ta bërë më profesionale, më meritokratike FA, për ta përmbushur më mirë misionin tonë për t’i shërbyer qytetarëve e për të garantuar sigurinë e tyre”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes, OltaXhaçka.
Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zerife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForëardPresence” në Letoni, humbën jetën një vit më parë, gjatë kryerjes së detyrave luftarake.
Mirenjohje e lavdi per jete deshmoreve te te gjitha kohrave! Si sot, ne pevjetorin e lindjes se Skenderbeut, 23 vjet me pare ka rene ne perpjekje me forcat serbe, nje nga gjeneralet e pare te UCK-se, Luan Haradinaj! Heronjet e deshmoret jane te te gjithe kombit, dhe nderimi per ta nga te gjithe do te jete ne perjetesi!
Përgjigju