Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e lamtumirës së Bashkim Finos

1 vit pa Bashkim Finon, Rama: Miku ynë i mirë, i paharruar gjithmonë

29 Mars 2022, 19:40| Përditesimi: 29 Mars 2022, 19:46

  • Share

TIRANË- Sot 1 vit më parë, u shua deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino pasi humbi jetën si pasojë e COVID-19. Kur janë kaluar 1 vit nga kjo ngjarje e rëndë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta kujtojmë me një 2 foto nga ceremonia e lamtumirës së deputetit, teksa ka zgjedhur edhe një mesazh të shkurtër.

"Sot 1 vit më parë në lamtumirën e mikut tonë të mirë, Bashkim Fino. I paharruar gjithmonë", shkruan Rama.

Bashkim Fino ndërroi jetë në 29 mars 2021. Bashkim Fino u lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992,   Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Bashkim Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-2005, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?